Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 22 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 22 nga 227 • Shqip


وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ 22
Përkthim:
A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?” Esh-Shuara 26:22
Tefsiri:

E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Izraelit?” -

E çfarë të mire më tregon, kur ishe ti që i skllavërove bijtë e Izraelit? Apo e quan mirësi që nuk më skllavërove edhe mua me ta? Në të vërtetë, kur e mendon, e kupton si ti i ke bërë padrejtësi këtij populli e kombi të zgjedhur dhe të mirë dhe i ke tërhequr dhe skllavëruar në shërbimin tënd. Ndërsa mua më shpëtoi Zoti nga tirania jote, pikërisht gjatë tiranisë gjakatare ndaj popullit tim. Atëherë, çfarë mirësie po më tregon se ke bërë kundrejt meje?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 21 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 23