Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 223 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 223 nga 227 • Shqip


يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ 223
Përkthim:
ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë. Esh-Shuara 26:223
Tefsiri:

Bëhen sy e veshë

(për çdo gjë)... - Hapin veshët për të dëgjuar ndonjë lajm nga qielli.

... dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë. -

Shumica e lajmeve që sjellin shejtanët janë gënjeshtra dhe ndonjë në të rrallë është e vërtetë. Një të vërtetë në 100 gënjeshtra, kështu e përziejnë të vërtetën me të kotën. Ajo e vërtetë zhduket në kotësinë e madhe, sepse është e pakët dhe e rrallë. Këto janë cilësitë e atyre që u zbresin shejtanët dhe i tillë është frymëzimi që shejtanët u ofrojnë atyre. Ndërsa Muhamedi (a.s) ndyshon shumë nga gjendja e këtyre mashtruesve. Ai njihej nga të gjithë si i Sinqerti e Besniku. Ai ishte njeri bamirës, i urtë dhe i mençur. Ai kishte një zemër bamirëse dhe një gjuhë të pastër, larg gënjeshtrës. Gjymtyrët e tij ishin larg haramit dhe ligësisë. Shpallja i vinte prej Allahut me mbrojtje të përforcuar. Shpallja sillte të vërtetën e sigurt dhe madhështore, që nuk të linte asnjë dyshim. Mendoni, atëherë, o njerëz të mençur dhe të urtë, a janë njëlloj këto dy raste? Ato mund të ngatërrohen veçse nga një i humbur, që nuk di të dallojë mes gjërave. Pasi e deklaroi Profetin e Tij si të ruajtur nga shejtanët, Allahu i Madhëruar pastron figurën e tij nga akuzat se ishte poet mashtrues e hipokrit. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 222 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 224