Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 225 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 225 nga 227 • Shqip


أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ 225
Përkthim:
Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash) Esh-Shuara 26:225
Tefsiri:

A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë

(herë lavdërojnë, e herë përqeshin)- Nga humbja dhe devijimi i tyre, hallakaten sa në një anë, në tjetrën. Herë lavdërojnë si hipokritë, e herë të tjera shajnë dhe fyejnë. Herë mbështesin të vërtetën, dhe herë gënjeshtrën dhe kotësinë. Herë thurin himne e lëvdata, dhe herë të tjera tallen e përqeshin. Këtu i sheh të gëzuar, më pas të dëshpëruar. Ata nuk mbajnë një qëndrim të vetëm parimor e të drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 224 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 226