Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 24 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 24 nga 227 • Shqip


قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ 24
Përkthim:
(Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?” Esh-Shuara 26:24
Tefsiri:

Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.” -

Ai është Zoti i qiejve i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Është Ai që krijoi botën qiellore dhe atë tokësore dhe përkujdeset për to me të gjitha mënyrat. Ai rregullon çdo çështje në të. Mes kësaj bote të krijuar nga Ai, jeni dhe ju, o njerëz. Atëherë, si e mohoni krijimin e këtyre krijesave dhe Atë që i shpiku ato? Pas këtyre fjalëve, Faraoni i drejtohet popullit dhe, duke dashur të nënçmojë dhe të fusë edhe në popull përçmimin për Musain, tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 23 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 25