Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 28 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 28 nga 227 • Shqip


قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ 28
Përkthim:
(Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni. Esh-Shuara 26:28
Tefsiri:

Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.” -

Nëse vërtet logjikoni me drejtësi e saktësi, atëherë të gjitha këto janë shenja dhe fakte të qarta, që ju bëjnë të kuptoni të vërtetën lehtësisht. Këto ajete do t’i kuptonte edhe më e thjeshta logjikë. Atëherë, ç’është me ju që refuzoni këtë që po ju them dhe sqaroj?! Këtu ka një mesazh që u drejtohet mohuesve: Ju e akuzuat Musain se është i çmendur, por në fakt jeni ju të çmendur, në momentin që mohuat më të qartën çështje që ekziston, çështjen e Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe ç’ka mes tyre. Nëse e mohoni Atë, çfarë mbetet që të besoni? Nëse jeni të paditur rreth Tij dhe nuk mund ta kuptoni ekzistencën e Tij, atëherë çfarë mbetet që të mund ta kuptoni? Nëse nuk besoni Zotin dhe ajetet e Tij, atëherë çfarë besoni ju? Për Zotin! Edhe të çmendurit, që janë si bagëtitë, janë më të mirë dhe më të logjikshëm se ju. Edhe bishat dhe kafshët e egra janë më të udhëzuara se ju. Kështu, pasi Faraoni u bllokua nga faktet e Musait dhe nuk mund të vazhdonte të arsyetonte më mosbesimin dhe qëndrimin e Tij, duke kërcënuar Musain me forcën dhe pushtetin e tij, tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 27 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 29