Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 40 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 40 nga 227 • Shqip


لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِنْ كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ 40
Përkthim:
që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!” Esh-Shuara 26:40
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Esh-Shuara 26:39

Edhe popullit iu tha: “A do të mblidheni, që t’u shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të dalin fitimtarë?” -

U bë një ftesë për të gjithë njerëzit, që të merrnin pjesë në këtë tubim. Ata u thoshin njerëzve të mblidheshin, që t’i përkrahnin magjistarët, në mënyrë që të fitonin. Ata u thoshin: “Ejani të tubohemi dhe të shohim fitoren e magjistarëve mbi Musain, sepse ata janë shumë të zotë në magji! Mblidhuni të dëshmoni aftësitë e tyre të mëdha dhe dhe t’i nderoni ata, si vlerësim të magjisë!” Nëse ata do të synonin të vërtetën, do të thoshin: “Ejani në tubim dhe të shohim kush do të fitojë, dhe kështu të pasojmë të vërtetën!” Por, që në fillim të përballjes, ata e kishin përcaktuar se çfarë synonin, pra, donin thjesht refuzimin e Musait. Por ata të mjerë nuk e kuptonin se tashmë nuk do të kishte për ta asnjë justifikim për mospranimin e së vërtetës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 39 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 41