Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 49 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 49 nga 227 • Shqip


قَالَ آمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ 49
Përkthim:
(Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve! Esh-Shuara 26:49
Tefsiri:

“A i besuat atij

(Musait)

, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai

(Musai)

është prijësi juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt! -

Ai shprehu habinë e vet dhe këtë habi filloi ta nxiste edhe në popull. Si është e mundur që të besoni pa marrë fillimisht miratimin tim?! Sigurisht që kjo është një marrëveshje mes jush, ndërsa Musai është i pari juaj. Është ai që jua mësoi magjinë. Por ishte pikërisht Faraoni dhe paria rreth tij që e dhanë mendimin e mbledhjes së magjistarëve. Të gjithë e dinin se magjistarët nuk ishin takuar kurrë me Musain para çastit të përballjes. Madje, ata shfaqën një magji shumë të madhe dhe të paparë për njerëzit. Sidoqoftë, kjo tezë me sa duket u pranua nga ai popull injorant dhe mendjelehtë. Edhe pse e dinin mirë se ky pretendim ishte gënjeshtër, ata e pranuan. Sigurisht, nuk është aspak çudi që të tilla mendje boshe të mos besonin të vërtetën e qartë dhe në ato shenja madhështore. Ata kishin arritur në atë pikë saqë, nëse Faraoni do t’u thoshte të besonin të kundërtën e realitetit, do ta besonin dhe mbështesnin atë. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët dhe u tha:

Do t’jua këpus duart dhe këmbët në anët e kundërta .... -

Pra, dorën e djathtë me këmbën e majtë. (Kështu veprohej atëherë me keqbërësit dhe kriminelët.) Pastaj do t’ju mbërthej në trungjet e palmave, që të poshtëroheni dhe nënçmoheni.

... dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.” -

Por magjistarët, kur e ndjenë ëmbëlsinë e imanit dhe shijuan kënaqësinë që të falte ai, thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 48 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 50