Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. -
Atëherë, Musai e goditi me shkopin e tij dhe në det u hapën dymbëdhjetë rrugë.Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh. -
Mes rrugëve u formuan ndarje uji aq të larta, sa që dukeshin si male. Pas kësaj, Musai dhe populli i tij hynë në shtigjet e hapura brenda detit.