Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 84 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 84 nga 227 • Shqip


وَاجْعَلْ لِي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ 84
Përkthim:
dhe bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme, Esh-Shuara 26:84
Tefsiri:

Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas! -

Bëj të jem i lëvduar dhe nderuar ndër njerëz, deri në kohën e fundit. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai dhuroi Ibrahimit dituri të thellë e gjykim të drejtë. Ai u bë njëri ndër më të nderuarit dhe të dalluarit e profetëve dhe u bashkua me vëllezërit e tij profetë. Allahu e bëri atë të dashur për zemrat e njerëzve dhe të nderuar e të lavdëruar mes tyre. Të gjithë popujt e lëvdojnë figurën e tij dhe e respektojnë në çdo epokë dhe vend. I Lartësuari thotë: "Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." [Saffat 108 - 111].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 83 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 85