Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 89 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 89 nga 227 • Shqip


إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ 89
Përkthim:
por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia”. Esh-Shuara 26:89
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Esh-Shuara 26:88
Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët; Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" -

Kjo është ajo që sjell dobi tek Ti. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ndëshkimi yt dhe për të fituar shpërblimin: el kalbu es-selim, pra, zemra e pastër e shëndoshë, domethënë, ajo zemër që është e pastër nga shirku, dyshimet dhe pasiguria në besim dhe nga dashuria për ligësinë. Ajo është e mbushur me sinqeritet, dituri, siguri dhe me dashuri për të mirën. Ajo zbukurohet me ndjenjat e adhurimit. Dashuria e saj është e lidhur ngushtë me dashurinë e Zotit dhe me ato gjëra që Zoti i do. Dëshirat dhe prirjet e saj janë ndjekëse të Shpalljes që vjen nga Zoti. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa ngjarje të asaj dite të madhe, si dhe shpërblimet dhe ndëshkimet që do të jepen atë dite:
Shko te videoja e plotë e sures