Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 94 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 94 nga 227 • Shqip


فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ 94
Përkthim:
E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit, Esh-Shuara 26:94
Tefsiri:

Pastaj ata do të hidhen në të

(në Xhehenem)

njëri mbi tjetrin - ata

(idhujt)

dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit

(shejtanit)

, të gjithë së bashku. -

Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 93 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 95