Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër,
(nga frika)ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. -
Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë: “Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe)." [Kasas 31].(I'u tha)O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! -
Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet.