Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 2 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 2 nga 93 • Shqip


هُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ 2
Përkthim:
udhërrëfyes dhe sihariques për besimtarët, En-Neml 27:2
Tefsiri:

Janë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për besimtarët -

I udhëzon dhe forcon ata që të ndjekin rrugën e drejtë. Kjo shpallje u tregon, mëson dhe qartëson atyre rrugën ku duhet të ecin dhe atë nga e cila duhet të ruhen dhe të largohen. Kur'ani i përgëzon ata për shpërblimin e madh të Zotit dhe i mëson se ky shpërblim do t’u jepet në bazë të udhëzimit dhe nënshtrimit ndaj këtij Libri dhe të jetuarit sipas tij. Nëse dikush pyet: Ata që pretendojnë se kanë iman janë shumë. A pranohet ky pretendim nga çdokush? A ka ndonjë mënyrë për t’i vërtetuar pretendime të tilla të rëndësishme? Këto janë pyetje me vend dhe shumë të rëndësishme, për të cilat të gjithë duhet të mendojnë. Prandaj Allahu i Lartësuar i përshkruan besimtarët e vërtetë duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 1 E ardhshme En-Neml • Ajet 3