Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 33 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 33 nga 93 • Shqip


قَالُوا نَحْنُ أُولُو قُوَّةٍ وَأُولُو بَأْسٍ شَدِيدٍ وَالْأَمْرُ إِلَيْكِ فَانْظُرِي مَاذَا تَأْمُرِينَ 33
Përkthim:
Ata thanë: “Na jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por puna është te ti, andaj mendo mirë se ç’do të urdhërosh!” En-Neml 27:33
Tefsiri:
Ata (paria)

i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por vendimi të takon ty.” -

Nëse vendos ta refuzosh urdhrin e tij, dije se ne jemi luftëtarë të sprovuar dhe të fortë. Me sa duket, ata anonin më shumë në këtë mendim që, nëse do të merrej për bazë do të shënonte fundin e tyre. Sidoqoftë, nuk e dhanë si një version përfundimtar, por e lanë të hapur mundësinë, duke thënë:

Prandaj vendos se çfarë urdhri do të na japësh!-

Je ti ajo që vendos. - E thanë këtë, sepse ishin të bindur për urtësinë dhe mençurinë e Belkisës në vendimet që merrte. Pra mendohu dhe vendos me urtësi dhe qetësi se çfarë do të veprojmë. Kështu, ajo filloi t’u fliste dhe t’i bindte për saktësinë e mendimit dhe vendimit të saj, si dhe për rrezikshmërinë e mendimit të tyre. Ajo tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 32 E ardhshme En-Neml • Ajet 34