Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 39 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 39 nga 93 • Shqip


قَالَ عِفْرِيتٌ مِنَ الْجِنِّ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَنْ تَقُومَ مِنْ مَقَامِكَ ۖ وَإِنِّي عَلَيْهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٌ 39
Përkthim:
Njëri nga xhindet – Ifriti tha: “Unë do të ta sjelli ty para se të ngritesh ti prej vendit tënd, dhe – unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurtë”. En-Neml 27:39
Tefsiri:

Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë

(detyrë)

dhe jam besnik

(i sprovuar).” - El-Ifrit është një xhind shumë i fortë dhe i shkathët. Ai tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).” Në atë kohë Sulejmani ishte në Sham dhe për të shkuar në Jemen do t’i duhej dy muaj që të shkonte e dy muaj që të kthehej. Megjithatë, ky Ifrit jep fjalën që, megjithëse ishte një fron i madh dhe i rëndë: “unë do të ta sjell para se të ngrihesh nga ky vend në të cilin je ulur”. Zakonisht kuvendet mund të zgjasin 3-5 orë. Mendo pak për këtë mbret madhështor, që kishte në popullin e tij dikë me një forcë dhe aftësi të tilla të pashembullta!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 38 E ardhshme En-Neml • Ajet 40