Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 4 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 4 nga 93 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَالَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ 4
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që nuk kanë besuar në jetën tjetër, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (të prirura kah e keqja) – andaj, ata, janë të hutuar. En-Neml 27:4
Tefsiri:

Sa për ata që nuk besojnë botën tjetër, Ne ua kemi hijeshuar veprat

(e këqija)

në sytë e tyre -

Këta janë ata që e mohojnë ringjalljen dhe jetën e përjetshme dhe e konsiderojnë gënjeshtar çdo njeri që e pranon dhe e beson atë. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:

dhe ata janë të hutuar. -

Këta janë të çoroditur, të hallakatur e të pasigurt. Ata i japin përparësi dhe parapëlqejnë zemërimin e Zotit kundrejt kënaqësisë së Tij. Në sytë e tyre janë transformuar dhe përmbysur realiteti dhe vërtetësia e gjërave. Ata të vërtetën e shohin të gënjeshtërt dhe kotësinë e shohin si mirësi dhe drejtësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 3 E ardhshme En-Neml • Ajet 5