Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 41 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 41 nga 93 • Shqip


قَالَ نَكِّرُوا لَهَا عَرْشَهَا نَنْظُرْ أَتَهْتَدِي أَمْ تَكُونُ مِنَ الَّذِينَ لَا يَهْتَدُونَ 41
Përkthim:
(Sulejmani) tha: “Ndryshojani edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta hetojë ajo këtë, apo do të jetë nga ata që nuk dinë të orientohen!” En-Neml 27:41
Tefsiri:

Pastaj tha: “Ndryshojeni fronin, që ta shohim a do ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton.” -

I tha rrethit të tij që ta ndryshonin pamjen e fronit, duke shtuar ose hequr ndonjë gjë prej tij: "...që ta shohim a do (do të ketë mprehtësinë) ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton. A është vërtet një mbretëreshë e urtë dhe e mprehtë apo është e pavëmendshme dhe jo në nivelin që thonë se është?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 40 E ardhshme En-Neml • Ajet 42