Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 43 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 43 nga 93 • Shqip


وَصَدَّهَا مَا كَانَتْ تَعْبُدُ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ إِنَّهَا كَانَتْ مِنْ قَوْمٍ كَافِرِينَ 43
Përkthim:
Atë e pengonin (nga të adhuruarit Perëndinë) ato që adhuronte ajo, pos Perëndisë, sepse, ajo ishte nga populli mohues. En-Neml 27:43
Tefsiri:
Atë (Belkisën)

e kishte penguar

(nga besimi i drejtë)

ajo që adhuronte përveç Allahut. -

Ajo ishte vërtet një grua e zgjuar e urtë dhe e mençur, por e kishin penguar nga pranimi i Islamit ato besime të kota, që e largojnë dritën nga zemra dhe forcën për pranuar udhëzimin e drejtë. Me mendjen e saj ishte e aftë të dallonte të mirën nga e keqja, të drejtën nga kotësia, por kur besimet e kota të verbojnë zemrën, njeriu vazhdon në të kotën, derisa t’i vijë drita e të ndriçohet.

Ajo ishte nga një popull jobesimtar. -

Prandaj edhe ajo kishte fenë e humbjes. Është shumë e vështirë për një njeri që të kundërshtojë gjithë popullin e vet që janë në humbje dhe kotësi, prandaj nuk është e çuditshme që ajo kishte fenë e tyre, sidomos kur nuk kishte shtytje nga e mira dhe ftesë të qartë drejt saj. Sulejmani (a.s) deshi që t’i tregonte Belkisës diçka prej pushtetit të tij, që ajo të kuptonte më mirë mbretërimin dhe pasuritë e mëdha që ai zotëronte. Ai e ftoi atë në sallonin madhështor të pritjes, i cili ishte shumë i gjerë dhe i lartë. Dyshemeja e tij ishte prej xhami dhe poshtë xhamit kishte ujë që lëvizte, prandaj të jepte përshtypjen se po shkelje mbi ujë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 42 E ardhshme En-Neml • Ajet 44