Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 46 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 46 nga 93 • Shqip


قَالَ يَا قَوْمِ لِمَ تَسْتَعْجِلُونَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ ۖ لَوْلَا تَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 46
Përkthim:
(Salihu) tha: “O populli im, përse e nxitoni të keqen para së mirës? Përse nuk kërkoni ju nga Perëndia faljen e mëkateve, që të mëshiroheni?” En-Neml 27:46
Tefsiri:
Ai (Salihu)

tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen

(dënimin)

përpara së mirës? -

Përse nxitoni të bëni punë të këqija, para se të mendoheni dhe të bëni punë të mira? A nuk mendoni pak se, përmes punëve të mira, rregullohet gjendja juaj e fesë dhe e dynjasë? Asgjë nuk ju detyron juve që të bëni poshtërsi, por jeni të lirë dhe vendosni vetë çfarë bëni e çfarë jo.

Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni? -

A nuk po i kërkoni falje Allahut dhe të pendoheni dhe të ktheheni nga shirku juaj dhe mosbindja? A nuk po i luteni që t'ju falë e me shpresë që t'ju mëshirojë? A nuk e dini se mëshira e Zotit është pranë punëmirëve dhe të penduarve? Edhe të penduarit nga gjynahet konsiderohen punëmirë, pranë të cilëve është mëshira e Zotit. Por duke mohuar e refuzuar Profetin e tyre, ata thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 45 E ardhshme En-Neml • Ajet 47