Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 49 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 49 nga 93 • Shqip


قَالُوا تَقَاسَمُوا بِاللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُ وَأَهْلَهُ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِ مَا شَهِدْنَا مَهْلِكَ أَهْلِهِ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ 49
Përkthim:
Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Perëndinë – se ne, natën, do ta mbysim atë (Salihun) dhe familjen e tij; e pastaj, gjithsesi do t’ju themi të afërmve të tij: “Na nuk kemi prezentuar në zhdukjen e familjes së tij dhe, na – me siguri, flasim të vërtetën”. En-Neml 27:49
Tefsiri:

Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës...” -

Do t’i vrasim natën dhe, kur të na akuzojnë në mëngjes, do ta mohojmë të gjithë bashkë këtë, duke u betuar. Kështu ranë dakord dhe i dhanë fjalën njëri-tjetrit.

...dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.” -

Ata thurën një plan për vrasjen e Salihut dhe të familjes epasuesve të tij fshehtas. Ata do ta mbanin të fshehtë edhe nga populli i tyre, sepse i friksoheshin fisit të Salihut. Por Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 48 E ardhshme En-Neml • Ajet 50