Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 54 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 54 nga 93 • Shqip


وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنْتُمْ تُبْصِرُونَ 54
Përkthim:
(Dhe, e kemi dërguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra imorale, madje në sytë e njëri-tjetrit (haptazi)? En-Neml 27:54
Tefsiri:
(Kujto)

Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni

(se është e keqe)?!” - Kujto adhuruesin dhe profetin Tonë të sinqertë, me përpjekjet e tij të lëvdueshme në ftesën e popullit të tij. Duke i ftuar në besimin e drejtë dhe largimin nga poshtërsitë, ai u tha: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni se është e keqe?! Ajo është një poshtërsi e madhe, të cilën e urren çdo natyrë e pastër dhe çdo mendje e shëndoshë. Në çdo ligj që ka zbritur Zoti, ajo është e ndaluar. Edhe pse e shihni dhe e dini mirë sa e shëmtuar dhe e poshtër është kjo vepër, ju tregoheni inatçorë e të shfrenuar dhe e bëni atë gjë. Kjo është një padrejtësi dhe paturpësi ndaj Zotit të Madhëruar! Pastaj e shtjelloi, duke e treguar qartë atë poshtërsi që e bënin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 53 E ardhshme En-Neml • Ajet 55