Atyre u lëshuam një rrebesh
(gurësh). Sa i keq ishte ai shi
(si dënim)për ata, të cilëve u erdhi paralajmërimi
(dhe nuk ia vunë veshin)! - Sa i keq dhe i dhembshëm ishte ndëshkimi i tyre dhe sa i keq ishte ai shi, që i rrënoi. Ky ishte ndëshkimi, sepse atyre iu tërhoq vërejtja dhe u kërcënuan, por nuk morën mësim e as u penduan. Ky është ndëshkimi i Zotit për të tilla poshtërsi.