Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 6 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 6 nga 93 • Shqip


وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى الْقُرْآنَ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ عَلِيمٍ 6
Përkthim:
Dhe, ty (o Muhammed!), me të vërtetë, po të shpallet Kur’ani nga i Gjithëdijshmi dhe i Plotëdijshmi! En-Neml 27:6
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se ti

(o Muhamed)

po e merr Kur'anin nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur. -

Këtë Kur'an që po të zbret dhe po të shpallet, dije se po e mer nga Ai që është El Hakim - i Urtë, që i vendos gjërat në vendin e vet dhe u jep hakun që i takon. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur, që i di të gjitha gjërat, madje edhe fshehtësitë më të mëdha të tyre. E fshehta dhe e dukshmja janë njëlloj për Të. Atëherë, duke qenë se ky libër po të jepet nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur, kuptohet se ai është tërësisht urtësi dhe udhëzues për të arritur çdo mirësi për njerëzit, sepse Allahu e di më mirë se cilat janë mirësi për njerëzit dhe nevojat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 5 E ardhshme En-Neml • Ajet 7