Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 60 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 60 nga 93 • Shqip


أَمَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنْزَلَ لَكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا بِهِ حَدَائِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَا كَانَ لَكُمْ أَنْ تُنْبِتُوا شَجَرَهَا ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ 60
Përkthim:
A është më i mirë Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën – dhe ua ka lëshuar ujin nga qielli, me të cilin kemi krijuar kopshtet e mrekullueshme. Ju, nuk keni mundur të krijoni drunjtë e tyre. Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër? Jo, por ai popull është shmangur nga e vërteta. En-Neml 27:60
Tefsiri:

Është Ai që ka krijuar qiejt e Tokën dhe që lëshon për ju shi nga qielli. -

Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe ç’ka mes tyre, si Diellin, Hënën, yjet, melekët? Po tokën, malet, detet e oqeanet, lumenjtë, pemët e çdo krijesë në të?

Ne bëjmë që me të

(ujin)

të lulëzojnë kopshte të bukura. -

Për ju dhe për të mirën tuaj, Ai zbriti nga qielli ujin, nëpërmjet të cilit dalin kopshte të bukura me pamje të mrekullueshme e të mbushura me pemë të ndryshme, plot fruta të larmishme.

Për ju do të ishte e pamundur që ta bënit bimësinë që të mbijë

(e të rritet). - Sikur mos të ishte mëshira dhe mirësia e Allahut nëpërmjet shiut që ju lëshon, ju nuk do të mund ta kishit këtë mirësi.

A ka ndonjë zot tjetër

(që meriton adhurimet)

përveç Allahut? -

A ka mundësi që, pas gjithë këtyre veprave madhështore të Zotit, ju përsëri të adhuroni dikë tjetër veç Allahut?!

Jo. Por ata janë një popull që dredhon

(nga e vërteta). - Ata devijojnë dhe marrin të barabartë me Zotin idhuj të krijuar, edhe pse e dinë mirë se Allahu është i vetmi Krijues i botës të sipërme dhe të poshtme dhe Ai që e zbret furnizimin e krijesave. Mos, vallë, këta idhuj që janë të mangët e të varfër e nevojtarë nga çdo aspekt dhe as nukmund të sjellin ndonjë dobi apo të furnizojnë janë më të mirë, apo është Allahu i Lartësuar?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 59 E ardhshme En-Neml • Ajet 61