Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 66 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 66 nga 93 • Shqip


بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ ۚ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِنْهَا ۖ بَلْ هُمْ مِنْهَا عَمُونَ 66
Përkthim:
Vallë, a dinë ndopak ata – për jetën tjetër?! Asgjë! – ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj. En-Neml 27:66
Tefsiri:

Madje, më e pakët është dija e tyre për botën tjetër ... -

Kjo lloj njohurie është shumë e dobët dhe për këtë arsye ata janë të pasigurt. Madje shumë prej tyre nuk kanë asnjë njohuri rreth saj.

...prandaj janë në dyshim

(e në pasiguri)

për atë. -

Ata kanë dyshime rreth ahiretit. Thjesht dyshimi për diçka tregon se nuk ke asnjë lloj diturie rreth saj, sepse sado e vogël dhe e pakët të jetë dituria, ajo nuk bashkohet në një zemër me dyshimin, mëdyshjen e pasigurinë.

Madje, ata janë të verbër ndaj saj. -

Ata janë tërësisht të verbër. Zemrat e tyre nuk shohin asnjë mundësi se ajo do të ndodhë. Zemrat e tyre as nuk e shohin fare mundësinë e ndodhisë së ringjalljes, për shkak të verbërisë që kanë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 65 E ardhshme En-Neml • Ajet 67