Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 70 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 70 nga 93 • Shqip


وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُنْ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ 70
Përkthim:
Dhe, mos u pikëllo ti për shkak të tyre, dhe mos u ngushto ti – për pështjellimet e tyre. En-Neml 27:70
Tefsiri:

Po ti

(o Muhamed)

mos u trishto për ta dhe as mos u ngushto nga komplotet që ata bëjnë! -

Mos u trishto, o Muhamed, për mosbesimin e këtyre njerëzve, që të refuzojnë dhe të mohojnë. Nëse do të dije ligësinë që fshehin brenda vetes dhe faktin se ata nuk e meritojnë të mirën dhe besimin, nuk do të trishtoheshe dhe nuk do të ndieje aspak atë keqardhje për ata. Zemra jote nuk do të ngushtohej dhe shpirti nuk do të shqetësohej aspak nga intrigat dhe kurthet e tyre, sepse të gjitha ato do t'u kthehen kundër: "Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues." [Enfal 30]. Mohuesit e profetëve që nuk i besojnë shpalljet e Zotit, duke kërkuar në formë sfide përshpejtimin e ndëshkimit, thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 69 E ardhshme En-Neml • Ajet 71