Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 76 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 76 nga 93 • Shqip


إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَكْثَرَ الَّذِي هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ 76
Përkthim:
Me të vërtetë, ky Kur’an, u tregon bijve të Israelit – shumë nga konfliktet e tyre. En-Neml 27:76
Tefsiri:

Vërtet, ky Kur'an u tregon bijve të Izraelit më të shumtën e asaj, për të cilën ata u përçanë. -

Ky ajet flet për sqarimin e plotë që ky Kur'an u bën shpalljeve të mëparshme dhe për faktin se ai është kriteri i së vërtetës dhe themeli bazë për të dalluar të vërtetën që gjendet në ato shpallje. Çdo paqartësi në ato libra dhe çdo kundërshtim që kanë patur njerëzit rreth shpalljeve të shkuara sqarohet plotësisht nga ky Kur'an madhështor, dhe kështu ai largon çdo dyshim rreth së vërtetës. Ai tregon të vërtetën rreth çdo çështjeje, që të parët ranë në kundërshtim dhe u përçanë. Duke qenë se ai është një libër i qartë dhe sqarues i çdo kundërshtie, atëherë kjo e bën atë mirësinë më të madhe që Allahu u ka dhënë botës dhe robërve . Por jo çdokush tregon mirënjohje për këto, prandaj dhe Allahu na tregon se mirësia, drita dhe udhëzimi i këtij Kur'ani u bën dobi veçse beimtarëve dhe pasuesve të mësimeve të tij. Ai tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 75 E ardhshme En-Neml • Ajet 77