Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 78 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 78 nga 93 • Shqip


إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ بِحُكْمِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ 78
Përkthim:
Me të vërtetë, Zoti yt i gjykon ata me drejtësinë e Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. En-Neml 27:78
Tefsiri:

Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij ... -

Allahu i Lartësuar do të bëjë ndërmjetësimin dhe gjykimin e drejtë e me barazi të plotë, mes të gjithë kundërshtarëve. Në dynja mund të ndodhë që të ketë paqartësi dhe padrejtësi mes kundërshtarëve, sepse provat mund të mungojnë edhe nga keqdashja e njerëzve kundrejt njëri-tjetrit. Por në ahiret është Allahu që di çdo të fshehtë dhe që do ta nxjerrë në shesh të vërtetën e sigurt.

...dhe Ai është i Gjithëfuqishmi e i Gjithëdituri. -

Allahu është El Aziz - Krenari dhe Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar të gjithë krijesat dhe të gjithë i janë përulur Atij. Ai është El Alim - i Gjithëdituri, që di të gjitha gjërat. Ai i di mirë të gjitha fjalët e kundërshtarëve dhe palëve në konflikt, përse ato i kanë thënë dhe motivet e tyre të fshehta. Ai do t’i japë çdokujt shpërblimin e merituar për atë që ka bërë dhe ka synuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 77 E ardhshme En-Neml • Ajet 79