Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 87 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 87 nga 93 • Shqip


وَيَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ 87
Përkthim:
(Përkujtoju ti atyre) Ditën kur do të fryhet në Sur, e që do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përpos atyre që Perëndia nuk do t’i frikësojë. Të gjithë do t’i vijnë Atij të përulur. En-Neml 27:87
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit me atë që i pret në Ditën e Gjykimit, duke përmendur tmeret dhe gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e do të përballen.

Ditën kur t'i fryhet Bririt, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë... -

Nga zëri i Bririt, do të tmerrohen, prandaj do të hipin mbi njëri-tjetrin, si valët e detit të trazuar. Kjo është frika prej llogarisë e qëndrimit para Zotit.

...përveç atyre që do Allahu... -

Këta janë ata që Zoti i ka zgjedhur për t’i nderuar, forcuar dhe ruajtur nga frika e asaj dite.

...dhe të gjithë do të vijnë para Atij të përulur. -

Kur t’i fryhet Bririt, të gjitha krijesat do të vijnë të nënshtruar, të përulur e nevojtarë për faljen dhe mëshirën e Allahut, siç thotë Ai në një ajet tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob." [Merjem 93]. Atë ditë të gjithë do të jenë njëlloj dhe të barabartë, udhëheqësit dhe populli i thjeshtë. Të gjithë janë të nënshtruar dhe nevojtarë, syulur para Atij, në dorën e të Cilit është i gjithë sundimi e mbretërimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 86 E ardhshme En-Neml • Ajet 88