Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 89 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 89 nga 93 • Shqip


مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِنْهَا وَهُمْ مِنْ فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ 89
Përkthim:
Kush punon vepër të mirë, do të ketë shpërblim të madh për të dh do të jetë i qetësuar atë Ditë nga frika. En-Neml 27:89
Tefsiri:

Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë... -

Kjo përfshin çdo fjalë e punë të mirë ose edhe ndjenja të mira. Pra, për çdo të mirë, ai do të marrë një shpërblim edhe më të mirë. Kjo është grada më e vogël e shpërblimit të Zotit.

..dhe do të jetë i sigurt

(e të ruajtur)

prej tmerrit të asaj dite. -

Ata janë të sigurt kur të tjerët do të tmerrohen. Edhe ata do t’i përfshijë frika e përgjithshme, por Zoti premton se këta të zgjedhur do të jenë të shpëtuar dhe do të dalin faqebardhë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 88 E ardhshme En-Neml • Ajet 90