Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 92 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 92 nga 93 • Shqip


وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنْذِرِينَ 92
Përkthim:
dhe ta këndoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo që udhëzohet në rrugë, ti thuaj: “Ai është udhëzuar për dobi të vet”, e kushdo që humbë, ti thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues”. En-Neml 27:92
Tefsiri:

Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. -

Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë.

Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. -

Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai.

Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.” -

Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 91 E ardhshme En-Neml • Ajet 93