Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 14 nga 88 • Shqip


وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَاسْتَوَىٰ آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ 14
Përkthim:
Dhe, kur ai – arriti moshën madhore dhe u zhvillua, Na i dhamë atij mençuri dhe dijeni. Kështu, Na i shpërblejmë bamirësit. El-Kasas 28:14
Tefsiri:
Kur (Musai)

arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur... -

Kur arriti në kulmin e fuqisë trupore e mendore, pra, rreth tëdyzetave, dhe kur u maturua.

...Ne i dhamë urtësi dhe dituri. -

Ne i mundësuam që të njihte dispozitat dhe ligjet e Zotit dhe të gjykonte mes njerëzve me ato ligje. Ai i dhuroi Musait dituri të madhe edhe në shumë drejtime të tjera.

Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. -

Kështu i shpërblejmë ata të cilët janë bamirës si në lidhje me adhurimin e Zotit, ashtu edhe në lidhje me krijesat. Ata që arrijnë gradën e ihsanit në të dyja këto aspekte, Allahu i Madhëruar u dhuron dituri, urtësi dhe gjykim të drejtë. E gjithë kjo është në varësi të bamirësisë së tyre. Kjo tregon edhe njëherë për gradën e lartë të ihsanit të Musait (a.s).
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 13 E ardhshme El-Kasas • Ajet 15