Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 26 nga 88 • Shqip


قَالَتْ إِحْدَاهُمَا يَا أَبَتِ اسْتَأْجِرْهُ ۖ إِنَّ خَيْرَ مَنِ اسْتَأْجَرْتَ الْقَوِيُّ الْأَمِينُ 26
Përkthim:
O babai im, - tha njëra nga ato dyja – “merre këtë njeri në shërbim, se – me të vërtetë, i forti dhe i besueshmi, është më i mirë që ta marrësh në shërbim”. El-Kasas 28:26
Tefsiri:

Njëra prej vajzave tha: “O baba, merre në punë me pagesë! -

Njëra prej vajzave i tha të atit: “O baba, merre në punë me pagë!" Pra, merre Musain si punëtor me mëditje, që të ruajë bagëtitë tona dhe t’u japë ujë atyre.

Punëtori më i mirë është i fuqishëm dhe i besuar. -

Musai është më i miri që mund të marrësh në punë. Ai ka dy cilësi: "... i fuqishëm dhe i besuar.” Forca dhe besnikëria janë cilësi të mrekullueshme, dhe më i miri punëtor me mëditje është ai që i ka këto dy cilësi: i fortë për atë punë që ngarkohet dhe besnik, që nuk të mashtron dhe gënjen. Këto dy cilësi duhet të plotësohen nga çdo njeri që merr një detyrë, çfarëdo qoftë ajo. Nëse mungojnë të dyja, ose edhe njëra prej tyre, atëherë cenohet puna. Vajza e bëri këtë vlerësim për Musain, sepse e pa gjatë punës që ishte i shkathët, i fortë dhe i zgjuar. Ndërsa besnikërinë dhe fisnikërinë e pa te respekti dhe përkujdesi i tij për ato të dyja, edhe pse nuk priste ndonjë shpërblim prej tyre. Qëllimi i vetëm ishte kënaqësia e Allahut dhe bamirësia ndaj të dobtëve e nevojtarëve. Atëherë, babai i vajzave i tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 25 E ardhshme El-Kasas • Ajet 27