Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 32 nga 88 • Shqip


اسْلُكْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ وَاضْمُمْ إِلَيْكَ جَنَاحَكَ مِنَ الرَّهْبِ ۖ فَذَانِكَ بُرْهَانَانِ مِنْ رَبِّكَ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ 32
Përkthim:
Fute dorën tënde në xhepin e krahërorit – do të paraqitet e bardhë, pa të meta. Dhe, kështu, përmbaju prej frikës! Këto janë dy argumente prej Zotit tënd te Faraoni dhe paria e tij; ata, me të vërtetë janë popull i korruptuar!” El-Kasas 28:32
Tefsiri:

Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh! -

E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: "... shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Pra, shtrëngoje krahun pas trupit, që të largohet frika nga zemra jote.

Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij... -

Këto dy shenja, shkopi i kthyer në gjarpër dhe dora që vezullonte e bardhë, Zoti do t’i japë për të shkuar te Faraoni dhe hordhia e tij.

....sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. -

Atyre nuk iu mjafton paralajmërimi dhe urdhri nga një profet i Zotit, por duhen edhe shenja e mrekulli, që mbase u bëjnë dobi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 31 E ardhshme El-Kasas • Ajet 33