Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 37 nga 88 • Shqip


وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَنْ جَاءَ بِالْهُدَىٰ مِنْ عِنْدِهِ وَمَنْ تَكُونُ لَهُ عَاقِبَةُ الدَّارِ ۖ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ 37
Përkthim:
E, Musai tha: “Zoti im e di mirë atë që i sjell udhëzimet prej tij dhe atë, që do ta ketë mbarimin e mirë; e me të vërtetë, mohuesit nuk do të shpëtojnë. El-Kasas 28:37
Tefsiri:
Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” -

Tha kështu pasi ata pretenduan se ai ishte magjistar dhe vepra e tij ishte magji, ndërsa ata ishin të mençurit dhe të udhëzuarit tek e mira. Musai u tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë fundi më i mirë. Nëse nuk ju bën dobi ftesa dhe këshilla, shenjat e qarta madhështore dhe ju refuzoni çdo udhëzim, duke dashur veç humbjen dhe kufrin tuaj, atëherë dijeni dhe kujtoni faktin se Allahu i Lartësuar e di mirë për ata që janë në udhë të drejtë dhe për ata që do të kenë përfundimin e mirë. Gjithashtu, dijeni mirë se:

Keqbërësit me siguri nuk do të kenë shpëtim. -

Ndërsa përfundimi i mirë ishte për Musain dhe pasuesit e tij. Fitimi i çdo mirësie dhe shpëtimi nga çdo e keqe ishte për ta. Kurse për Faraonin ishte përfundimi i keq dhe ndëshkimi i ashpër.
Shko te videoja e plotë e sures