Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 39 nga 88 • Shqip


وَاسْتَكْبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ إِلَيْنَا لَا يُرْجَعُونَ 39
Përkthim:
Dhe, u madhështua ai dhe ushtria e tij në tokë pa kurrfarë të drejte dhe mendonin se nuk do të kthehen te Ne. El-Kasas 28:39
Tefsiri:

Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë pa asnjë të drejtë -

Ai u tregua arrogant e tiran me njerëzit, duke i bërë të vuajnë. Ai u tregua arrogant e mendjemadh me profetët e Zotit dhe refuzues i mrekullive të tyre. Ai së bashku me ndjekësit e tij i mohuan mesazhet dhe shenjat e Zotit dhe pretenduan se ajo që besonin ishte më e lartë dhe më e mirë.

...dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne. -

Ky ishte shkaku që i bëri të merrnin guximin për këto padrejtësi. Nëse do të dinin ose të besonin me bindje se do të ktheheshin tek Zoti, kurrë nuk do të guxonin të bënin atë që bënë. Ata vazhduan në inatin e shfrenimin e tyre në kalimin e kufijve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 38 E ardhshme El-Kasas • Ajet 40