Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 45 nga 88 • Shqip


وَلَٰكِنَّا أَنْشَأْنَا قُرُونًا فَتَطَاوَلَ عَلَيْهِمُ الْعُمُرُ ۚ وَمَا كُنْتَ ثَاوِيًا فِي أَهْلِ مَدْيَنَ تَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ 45
Përkthim:
Por, Ne kemi krijuar shumë gjenerata e ka kaluar një kohë e gjatë. E, ti – nuk ke qëndruar në mesin e banorëve të Medjenit, që t’ju lexosh (Mekkasve) argumentet Tona, por Ne t’i kemi dërguar ty (lajmet e këtyre mrekullive). El-Kasas 28:45
Tefsiri:

Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët. -

Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur'anin, që ta shpallëm.

Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona. -

Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait.

Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet. -

Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 44 E ardhshme El-Kasas • Ajet 46