Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 5 nga 88 • Shqip


وَنُرِيدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ 5
Përkthim:
Na kemi dashur t’u bëjmë mirësi atyre që kanë qenë të shtypur në Tokë, e t’i bëjmë udhëheqës ata dhe t’i bëjmë trashëgimtar (të pushtetit të Faraonit), El-Kasas 28:5
Tefsiri:

Por Ne donim që ata që shtypeshin në tokë, t’i lartësonim... -

Këtë Zoti do ta bënte duke larguar prej tyre shkaqet e dobësisë dhe fatkeqësisë dhe duke shkatërruar ata që i kundërviheshin të mirës dhe bartësve të saj, duke prishur planet e armiqve të tyre.

t’i bënim udhëheqës dhe trashëgimtarë ... -

Do t’i bënim prijës në fenë dhe besimin e pastër, dhe kjo nuk mund të ndodhte dhe të ecte bashkë me dobësinë. Përkundrazi, kjo do të ndodhte paralelisht me fuqizimin në tokë, që Zoti do t’u jepte.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 4 E ardhshme El-Kasas • Ajet 6