Ata të cilëve Ne u dhamë Librin përpara këtij, besojnë edhe këtë
(Kur'an). - Është fjala për dijetarë që njohin Teuratin, Ungjillin dhe nuk e patën tjetërsuar dhe ndryshuar të vërtetën e Zotit. Kjo kategori njerëzish e beson edhe Kur'anin. Ata e besojnë Kur'anin dhe njeriun që e solli atë prej Zotit, pra, e besojnë Muhamedin si profetin e Zotit.