Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 67 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 67 nga 88 • Shqip


فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَعَسَىٰ أَنْ يَكُونَ مِنَ الْمُفْلِحِينَ 67
Përkthim:
E, ai që pendohet, e beson dhe punon vepra të mira, do të jetë nga të shpëtuarit. El-Kasas 28:67
Tefsiri:

Për sa i përket atij që është penduar

(në këtë jetë)

, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira... -

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi se do t’i pyesë krijesat për të adhuruarit e tyre në dynja dhe rreth profetëve që dërgoi ndër ta. Ndërsa në këto ajete na tregon rrugën përmes së cilës robi mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut dhe të arrijë fitoren. Ai na tregon se nuk ka shpëtim tjetër, veçse përmes pendimit nga shirku dhe gjynahet. I shpëtuar është vetëm ai që beson Allahun korrektësisht dhe e adhuron Atë me sinqeritet, që beson profetët dhe mesazhet e tyre, si edhe bën punë të mira, sipas këshillave dhe rrugës së profetëve.

... ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit. -

Ai që i ka këto cilësi shpresohet që të jetë nga muflihun-ët, pra, të fituarit, që arrijnë të përmbushin synimet e tyre dhe të shpëtojnë nga çdo gjë që i druheshin. Askush nuk mund të arrijë këtë pa cilësitë e lartpërmendura.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 66 E ardhshme El-Kasas • Ajet 68