Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 74 nga 88 • Shqip


وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ 74
Përkthim:
Dhe (kujtoju) Ditën kur i thërret (Perëndia) dhe u thotë: “Ku janë ata që ju i konsideronit për shokë të Mi?” El-Kasas 28:74
Tefsiri:

Ditën kur Ai do t'i thërrasë ata, do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” -

Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të thërrasë ata që i shoqërojnë Atij shokë dhe adhuronin idhujt. Këta të mjerë trillojnë se Allahu ka ortakë në pushtetin dhe lavdinë e Tij. Ata mendojnë se Ai ka partnerë e shokë që meritojnë të adhurohen dhe të cilët mund të sjellin ndonjë dobi ose të largojnë ndonjë dëm. Ditën e Kijametit, Allahu dëshiron ta nxjerrë haptazi pakënaqësinë e tyre me besimin e drejtë dhe mohimin e së vërtetës. Tashmë ata të mjerë do të dëshmojnë kundër vetes se ishin mashtrues e trillues. Ai thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” Pra, të gjithë këta idhuj që ata ia shoqërojnë Zotit janë prej trillimeve të tyre e jo realitet, siç thotë Allahu: "Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë."[Junus 66].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 73 E ardhshme El-Kasas • Ajet 75