Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 76 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 76 nga 88 • Shqip


إِنَّ قَارُونَ كَانَ مِنْ قَوْمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيْهِمْ ۖ وَآتَيْنَاهُ مِنَ الْكُنُوزِ مَا إِنَّ مَفَاتِحَهُ لَتَنُوءُ بِالْعُصْبَةِ أُولِي الْقُوَّةِ إِذْ قَالَ لَهُ قَوْمُهُ لَا تَفْرَحْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ 76
Përkthim:
Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por që ai (Karuni) i eksploatoi ata. E, Ne, i patëm dhënë atij aq thesar – saqë çelësat e tyre vështirë do të mund t’i bartin një grup njerëzish të fuqishëm. (Kujtoje ti, o Muhammed!) kur njerëzit e popullit të tij, i thanë (Karunit): “Mos u shfreno (me pasuri) Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata që shfrenohen! El-Kasas 28:76
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë:

Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë

(në padrejtësi)

me ta. -

Ai ishte nga bijtë e Izraelit, nga ata që Zoti i dalloi mbi njerëzit e asaj kohe dhe u bëri mirësi të shumta. Këto mirësi dhe veçori me të cilat Zoti i dalloi duhet të ishin shkak e nxitje që të ishin të udhëzuar dhe punëmirë. Por nuk ndodhi kështu me Karunin. Ai, përkundrazi, bëri padrejësi dhe e teproi kundër popullit të tij. Ai i kaloi kufijtë me pasurinë e madhe që i dha Zoti. Ajo pasuri u bë shkak për shfrenimin dhe padrejtësitë e tij. Zoti thotë:

Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. -

Allahu i dha pasuri aq të madhe saqë: "...çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm." Edhe 9 burra mezi i mbanin çelësat e depove të tij. Përfytyro tani pasuritë brenda atyre depove!

Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim! -

Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga padrejtësitë e kalimi i kufijve, populli i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë!" Pra, mos u gëzo me këtë pasuri të madhe të kësaj dynjaje dhe të lëvdohesh me të, duke harruar ahiretin. Allahu i Lartësuar nuk i do atë që gëzohen dhe lëvdohen me pasuri, duke u dhënë tërësisht asaj dhe duke harruar ahiretin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 75 E ardhshme El-Kasas • Ajet 77