Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 79 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 79 nga 88 • Shqip


فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِ فِي زِينَتِهِ ۖ قَالَ الَّذِينَ يُرِيدُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا يَا لَيْتَ لَنَا مِثْلَ مَا أُوتِيَ قَارُونُ إِنَّهُ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٍ 79
Përkthim:
E, doli ai (Karuni) para popullit të vet me shkëlqimin (salltanatin) e tij. E, thanë ata që lakmonin jetën e kësaj bote: “Ah! sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Ai, (me të vërtetë), ka fat të madh”. El-Kasas 28:79
Tefsiri:
Ai (Karuni)

doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij. -

Një ditë, ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të papara ndonjëherë nga njerëzit. Të gjithë kishin ngulur shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në varësi të synimeve të tyre, pati dy grupe njerëzish:

Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo

(pasuri)

që ka Karuni!” -

Këto ishin fjalët e atyre që i kishin zemrat të lidhura me dynjanë, që ishte motivi i vetëm për të cilin mendonin dhe punonin. Ata thanë: “Ah, të kishim edhe ne si ajo (pasuri)që ka Karuni! Ai është me shumë fat! Ah, sikur edhe ne të kishim pasuritë e dynjasë, kënaqësitë dhe stolitë e saj!”

Ai është vërtet me fat të madh! -

Nisur nga motivet dhe besimi i tyre se pas kësaj jete nuk ka jetë tjetër, me të vërtetë Karuni dukej se kishte shumë fat. Atij i ishte dhënë pasuri shumë e madhe dhe shumë kënaqësi, sepse përmbushte të gjitha synimet e tij. Kështu e shihnin ata njerëz të vegjël, me ambicie të vogla pasurinë e Karunit. Ata shihnin si fatin më të madh që mund të kishte dikush. Por ajo mendje që sheh pasuritë e kësaj dynjaje si fatin më të madh është mendje e dobët. Ata njerëz nuk kanë qëllime të larta. Ata janë shumë larg mirësive të përjetshme të Xhenetit dhe besimit në Zot.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 78 E ardhshme El-Kasas • Ajet 80