Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 85 nga 88 • Shqip


إِنَّ الَّذِي فَرَضَ عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لَرَادُّكَ إِلَىٰ مَعَادٍ ۚ قُلْ رَبِّي أَعْلَمُ مَنْ جَاءَ بِالْهُدَىٰ وَمَنْ هُوَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 85
Përkthim:
Me të vërtetë, Ai që ta ka shpallë ty Kur’anin, do të kthejë ty në vendin që të është premtuar. Thuaj: “Zoti im di më së miri kush ka ardhur me udhëzim të drejtë, e kush është në humbje të plotë. El-Kasas 28:85
Tefsiri:

S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur'anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. -

Është Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli këtë Kur'an dhe ligjëroi në të dispozitat dhe ligjet e jetës dhe adhurimeve. Ai sqaroi hallallin dhe haramin dhe të urdhëroi që ta përcjellësh e përhapësh këtë të vërtetë ndër njerëz. Ai të urdhëroi t’i ftosh ata që të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjeve e sistemit që Ai ka vendosur për të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë). Allahu është i Urtë dhe i Gjithëditur dhe urtësia e Tij nuk mund të lejonte që njerëzit të jetonin vetëm jetën e kësaj dynjaje dhe pastaj të vdisnin, dhe kështu të përfundonte çështja e tyre. Ai kurrë nuk do të lejonte që njerëzit të mbeteshin pa u shpërblyer ose dënuar për veprat e tyre dhe mënyrës si jetojnë në këtë botë. Ai vendosi me urtësinë e Tij që të jetë një ditë e premtuar, kur njerëzit e xhindët do të ringjallen e tubohen për t’u marrë në llogari për jetën këtu. Atë ditë bamirësit do të shpërblehen me mirësitë e Tij të pafundme dhe punëkëqijtë do të ndëshkohen me drejtësinë e Tij të plotë. Atyre u është qartësuar udha e drejtë, ligjet dhe shpalljet nga Zoti i gjithësisë. Nëse ata e pasojnë këtë, kjo është vetë lumturia e tyre. Por nëse zgjedhin të mos binden, të mohojnë të vërtetën dhe të trillojnë gënjeshtra për Shpalljen e Zotit, atëherë nuk ka vend më për polemikë. Nëse ata i japin përparësi kotësive dhe kënaqësive e tyre në këtë dynja, kundrejt të vërtetës dhe përjetësisë në ahiret, atëherë mbetet veçse që të presim shpagimin për punët e tyre nga Ai që është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, për të vërtetën dhe të kotën:

Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. -

Dihet mirë se Profeti i Tij ishte i udhëzuari që orientonte në udhën e drejtë, ndërsa kundërshtarët dhe armiqtë e tij ishin të humburit dhe devijuesit e njerëzve nga rruga e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 84 E ardhshme El-Kasas • Ajet 86