Kurrë mos të të shmangin ata
(mohuesit)nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur ty! -
Profeti (a.s.) i përcolli plotësisht dhe qartësisht ajetet. Gjithashtu, ai i zbatoi rigorozisht dhe me besnikëri ato. Allahu i Madhëruar i tha: “Mos u shqetëso për kurthet dhe intrigat e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!”Fto (njerëzit)për te Zoti yt... -
Le të jetë qëllimi yt final ftesa e njerëzve në fenë dhe ligjin e Zotit! Çdo gjë që bie ndesh me këtë, refuzoje! Kujdes nga shtirja, syfaqësia ose miratimi i pasuesve të së kotës, sepse ata të çojnë në shkrirjen me ata, duke u bërë urë e ndihmë për qëllimet e tyre....dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! -
Mos u bëj si ata, as në idhujtari dhe as në pjesët e saj, pra, në çdo lloj poshtërsie e gjynahu, por përkushtohu në adhurimet e sinqerta vetëm për Allahun!