Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 31 nga 69 • Shqip


وَلَمَّا جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَىٰ قَالُوا إِنَّا مُهْلِكُو أَهْلِ هَٰذِهِ الْقَرْيَةِ ۖ إِنَّ أَهْلَهَا كَانُوا ظَالِمِينَ 31
Përkthim:
Dhe, kur të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën sihariq Ibrahimit, thanë: “Na do t’i zhdikim banorët e këtij vendbanimi, sepse, banorët e tij janë zullumqarë”. El-Ankebut 29:31
Tefsiri:

Kur të Dërguarit Tanë

(melekët)

i çuan Ibrahimit lajmin e mirë, i thanë: “Ne kemi për t'i shkatërruar banorët e këtij qyteti, sepse ata janë keqbërës. ” -

Kështu, Allahu i Lartësuar dërgoi melekët për të shkatërruar popullin e Lutit. Para se të përmbushnin misionin, ata kaluan nga Ibrahimi (a.s) dhe e përgëzuan për lindjen e Is’hakut dhe më pas për lindjen e Jakubit (birit të Is’hakut). Ibrahimi i pyeti për ku ishin nisur, dhe ata i treguan se ishin nisur për të shkatërruar popullin e Lutit. Atëherë, Ibrahimi filloi të fliste me ta për ta larguar dënimin dhe u tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 30 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 32