Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 37 nga 69 • Shqip


فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دَارِهِمْ جَاثِمِينَ 37
Përkthim:
Por, ata, e përgënjeshtruan atë, e i goditi ata tërmet i tmerrshëm dhe ata gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar. El-Ankebut 29:37
Tefsiri:

Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. -

Po kështu vepruam me Adin dhe Themudin, dhe ju e dini atë histori. Tashmë ju i keni parë dhe dëshmuar me sytë tuaj disa nga vendbanimet dhe rrënojat e vendit ku ata jetuan. Profetët u erdhën atyre me shenja të qarta e shumë të dobishme, që të hapnin sytë dhe të arsyetonin drejt, por ata i mohuan ato dhe polemizuan padrejtësisht kundër të vërtetës.

Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin

(e kuptonin)

qartë atë. -

Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre, prandaj dhe menduan se prirjet dhe kotësitë e tyre ishin më të mira se ajo që u sollën profetët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 36 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 38