Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 39 nga 69 • Shqip


وَقَارُونَ وَفِرْعَوْنَ وَهَامَانَ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مُوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانُوا سَابِقِينَ 39
Përkthim:
Dhe, (kujtoje) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin! Me të vërtetë, atyre u ka ardhur Musai me dokumente të qarta, e që ata u mendjemadhësuan në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit. El-Ankebut 29:39
Tefsiri:
(Kujtoni) E

dhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. -

Po kështu vepruan Karuni, Firauni dhe Hamani, kur Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta Musain, birin e Imranit, me shenja të qarta dhe fakte të pamohueshme. Por ata nuk iu nënshtruan të vërtetës. Ata u treguan kryeneçë dhe të padrejtë me njerëzit. Ata u bënë armiq të së vërtetës duke e refuzuar atë, prandaj nuk i shpëtuan ndëshkimit.

Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shpëtonin dënimit. -

Kurrë nuk mund t’i shpëtonin dhe shmangeshin dënimit të Allahut, prandaj nuk u mbeti gjë tjetër veçse të dorëzoheshin dhe të poshtëroheshin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 38 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 40