Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 44 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 44 nga 69 • Shqip


خَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِلْمُؤْمِنِينَ 44
Përkthim:
Perëndia ka krijuar qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë; në këtë, me të vërtetë, ka argument për besimtarët! El-Ankebut 29:44
Tefsiri:

Allahu i krijoi qiejt dhe tokën me një

(qëllim)

urtësi të madhe. -

Allahu i Lartësuar është i vetëm në krijimin e qiejve dhe të Tokës, me gjithë lartësinë, gjerësinë e thellësinë e tyre, me gjithë bukurinë dhe ato që ndodhen brenda dhe mes tyre, si Dielli, Hëna, yjet, melekët etj. Ai e krijoi edhe Tokën me gjithçka në të, malet, oqeanet, shkretëtirat, humnerat, pyjet e çdo gjallesë brenda saj. Të gjitha këto i krijoi me një qëllim dhe urtësi të madhe. Ai nuk i krijoi kot, pa ndonjë qëllim e pa ndonjë dobi, por i krijoi që në to të zbatohet ligji i krijimit dhe ligji i Sheriatit të Tij. Ai krijoi çdo gjë në funksion të mirësisë dhe kompletimit të saj për njerëzit. Ai e krijoi ketë madhështi që njerëzit të mund të shohin urtësinë, pushtetin dhe administrimin e Tij të çdo gjëje që ekziston dhe kështu të binden dhe të jenë të sigurt që Ai është i vetmi që meriton dashurinë e plotë dhe të gjitha adhurimet e përkushtimet e tyre. Vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari, të Cilit duhet t'i përulen dhe ta madhërojnë dhe sipas vullnetit dhe ligjit të Tij të jetojnë.

Në këtë

(krijim)

ka argumente për ata që besojnë. -

Në të gjenden argumente të shumta për qëllimet e larta dhe çështjet e rëndësishme të imanit. Nëse robi mediton për to, ka për t'u bindur plotësisht në çështjet e besimit të pastër dhe njësimit të Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 43 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 45