Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 54 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 54 nga 69 • Shqip


يَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ 54
Përkthim:
Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit; e, me të vërtetë, xhehennemi do t’i përfshijë të gjithë mohuesit – El-Ankebut 29:54
Tefsiri:

Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit

(dhe ai do t'u vijë). - Edhe sikur ata të shpëtojnë dhe të mos i kapë dënimi në këtë dynja, ata i pret dënimi në ahiret nga i cili nuk ka për të shpëtuar askush prej tyre, pavarësisht nëse në dynja iu jepet menjëherë apo iu shtyhet dënimi.

Sigurisht, Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët. -

Ata nuk mund të gjejnë rrugëdalje e shpëtim prej Zjarrit. Ai ka për t’i përfshirë në flakë nga të gjitha anët, ashtu sikurse në këtë dynja ata u pushtuan dhe u zhytën në gjynahet e tyre, në poshtërsitë dhe mohimin e Zotit. Ai është një dënim i ashpër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 53 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 55